NË STRASBURG TË FRANCËS EVOKOHEN VIKTIMAT E HOXHALLËS

Në ceremoninë përkujtimore të organizuar në qendër të qytetit të Strasburgut morën pjesë edhe shumë qytetarë turq dhe azerbajxhanas të ardhur nga vendi fqinj Gjermania.

Në Strasburg të Francës evokohen viktimat e Hoxhallës
Postuar më 27.02.2012 09:45:01 UTC
Përditësuar më 27.02.2012 09:45:01 UTC

Viktimat e masakrës së Hoxhallës u përkujtuan edhe në Francë.

Personat që humbën jetën në masakrën armene të bërë në qytezën Hoxhallë të Azerbajxhanit në vitin 1992 u përkujtuan në ceremoninë e organizuar në qytetin Strasburg në lindje të Francës.

Në ceremoninë përkujtimore të organizuar në qendër të qytetit të Strasburgut morën pjesë edhe shumë qytetarë turq dhe azerbajxhanas të ardhur nga vendi fqinj Gjermania.

Në fjalimet e bëra me rastin e përvjetorit francezëve iu shpjegua masakra e Hoxhallës.

Manifestuesit që në ceremoninë përkujtimore morën pjesë me flamuj të Turqisë dhe Azerbajxhanit në duar evokuan viktimat dhe mallkuan autorët e kësaj masakre.

Në fjalimet e mbajtura u theksua se masakra e Hoxhallës duhet që ti shpjegohet botës në mënyrë më të fuqishme.