SULLTANËT OSMANË 01

Fillimi i krijimit të Perandorisë Osmane dhe Ouzët.

Sulltanët Osmanë 01
Postuar më 07.01.2011 09:30:30 UTC
Përditësuar më 11.02.2013 13:52:16 UTC

 

Programi “Sulltanët Osmanë” përfshin periudhën nga viti 1299 deri në vitin 1922 dhe programin e parë ia kemi kushtuar “OUZËVE”.

 

Tema e këtij programi është sulltanët që kanë drejtuar Perandorinë Osmane, e cila sipas disa studiuesve është pranuar si njëra nga tre perandoritë më të mëdha të krijuara deri tani në botë.

Kush ishin këta njerëz të cilët andej nga fillimi i shekullit të XIV jetonin në një principatë të vogël që përfshinte rajonin midis brigje perëndimore të Anadollit, pra nga Deti Marmara e deri tek lumi Sakarja, rajon të cilit në Antikitet i thonin Bitinia? Çfarë besimi kishin? Si e kishin organizuar udhëheqjen? Pra në programin e sotëm do të mundohemi ti japim përgjigje të tilla pyetjeve.

 

Dihet nga të gjithë se themeluesit e Perandorisë Osmane kanë qenë turqit. Mirëpo fjala “turk” është një term i përgjithshëm që  përfshin shumë fise turqish që jetonin brenda një gjeografie të gjerë në konceptin “turk” pra hyjnë edhe Hunët të cilët patën themeluar shtet para erës sonë si dhe Avarët, Bullgarët, Peçenekët, Kumanët, Uzët, Selçukët dhe Osmanët të cilët themeluan shtet pas erës sonë.

 

Pra ashtu si edhe sot siç ekzistojnë Kazakët, Kirgizët, Turkmenët, Azerbajxhanasit dhe turqit e Anadollit, edhe dikur në histori hasemi me shtete që kanë themeluar shtetin ujgur, bullgarët shtetin Bullgar etj.

Ndërsa turqit që krijuan në Lindje të Mesme, Anadoll dhe Ballkan, shtetin Osman, në histori njihen me emrin Ouzë ose pasi përqafojnë myslimanizmin me emrin turkmenë. Vetëm se këtu duhet të theksojmë se shtetin e parë turk ( që ka kuptim forcë ose fuqi) pra atë të Gëkturqve e themeluan shtresat fisnike të turqve që mbanin emrin “Turk”.

 

Dhe ndërsa dega e Lindjes e Gëkturqve themelon shtetet e Gaznelinjve, Herzemshahëve dhe shtetin turk të Indisë, dega e perëndimit pra Ouzët themelojnë Perandorinë e madhe të Selçukëve, ose shtetet turke si atë të Selçukëve të Anadollit, të Artukoullarëve, Karakojunllarëve, Akkojlarëve, Dullkadiroullarëve, principatat e Anadollit dhe Perandorinë Osmane.

Ouzët të cilët themeluan Shtetin Osman për të parën herë në skenën e historisë na dalin me shkrimet e Gëkturqve. Në këto monumente, të cilat përfshijnë të parat dokumente të shkruara në historinë e turqve bëhet fjalë për ouzët  të cilët ishin elementi themelor që krijoi q[ krijoi shtetin e Gëkturqve.

Ouzët të cilëve emrin për herë të parë ua takojmë në shekullin e VIII, e vazhdojnë sot ekzistencën e tyre, madje dendur në Turkmeni, Iran, Azerbajxhan dhe Turqi.

Po ashtu prej tyre hasim edhe në Afganistan dhe Irak. Fjala Ouz vjen nga bashkimi i fjalëve “Ok” dhe “Uz”. Ndërsa fjala “Ok” ka kuptimin e një fisi që është i lidhur pas një force politike, shtesa “Z” në turqishten e vjetër kur bashkohej me termin OK formonte fjalën “Okuuz” që ka kuptimin e “fiseve”. Më pas kjo fjalë pra “Okuuz” shndërrohet në Ouz.

 

Azia Qendrore që ishte mëmëdheu i Ouzëve dihet që në shekullin e VIII përfshinte rajonin midis lumenjve Xhejhun dhe Sejhun ( të Azisë Qendrore). Madje një degë e tyre shkonte deri në veri të Detit të Zi, në fiset e Danubit dhe në Ballkan. Por këta ouzë të Ballkanit nuk e vazhduan dot ekzistencën e tyre. Pas studimeve gjuhësore të bëra mbi turqit ouzë, është konstatuar se turqishtja e lindjes ka qenë ndryshe nga turqishtja e perëndimit. Ouzët në gjysmën e dytë të shekullit XII themeluan shtetin Ouz-Jabgu. Ky shtet i organizon turqit ouzë sipas organizimit të vjetër turk të fiseve Uçok dhe Bozok. Ky shtet më pas formon shtetin e madh të Selçukëve.

 

Ouzët të cilët përqafojnë Islamin, fillojnë të përmenden me emrin turkmen. Në shtetin Selçukas të Turqisë si dhe në shtetet e mëvonshme turke, ata përdornin emrin “turk” dhe atë “Turkmen”. Më pas turqit të cilët bënin pjesë brenda organizimit të shtetit dhe që kishin kaluar në gjendje të vendosur , atyre që bënin jetë akoma endacake filluan tu thonë “turkmenë”. Ky koncept vazhdon edhe në periudhën Osmane. Pra në vendimet e Osmanllinjve fjala “turk” dhe “qytetar” përdorej me të njëjtin kuptim, kurse fjala “turkmen” përfaqësonte jetën endacake. Ka dy burime themelore që na japin të dhëna mbi fiset e Ouzëve. I pari është fjalori turko-arab me emrin Divanü Lügati’t – Türk i shkruar nga Mahmud Kashgarli me qëllimin për tu mësuar arabëve turqishten. Kurse i dyti është vepra e Reshideddinit me titullin “Oğuzname”.

 

Ka edhe “Oğuzname” të versioneve të ndryshme. Duke u mbështetur tek këto burime mësojmë se sipas traditës ouze, të tre djemtë e mëdhenj të Ouz Hanit, Gün (Dita) Ay (Hëna) dhe Yıldız Hani (Ylli) formojnë degën Bozok të ouzëve. Kurse tre djemtë e tjerë, Gök(Qielli), Dağ(Mali) dhe Deniz Hani (Deti) formojnë degën Uçok të Ouzëve. Pra rrjedhimisht Ouz Hani kishte 6 djem... Secili prej këtyre djemve kishte nga 4 fëmijë. Pra ishin formuar kështu 24 fëmijë nga brezi i Ouzëve. Sipas traditës së Ouzëve, djali më i madh bëhej drejtues i fisit. Pra djali më i madh i Ouz Hanit ishte Gün Hani dhe djemtë e tij ishin Kaji, Bajati, Aklaevliu dhe Karaevliu. Rrjedhimisht drejtimi i duhej të mbetej degës së Kajiut. Në fakt drejtimi në përgjithësi i takonte degës Bozok të Ouzëve që ishin ndarë në dy degë. Këta ishin Jazëiri, Dëeri, dhe Dodurga që vinin nga soji  Ajltanit se dhe Avshari, Këzëku dhe Bejdilli me Kargënin që vinin nga soji i Jëlldëz Hanit. Por pavarësisht nga kjo traditë udhëheqës dilnin edhe nga Uçokllarët që përbënin degën e dytë të Ouzëve.

Nga soji i Gök Hanit  vinin Bajëndëri, Beçeneja, Çavushi dhe Çepni, kurse nga soji i Dağ Hanit vinin Saluri, Ejmyri, Alajuntlu dhe Jyreëri. Kurse nga djali i fundit i Ouz Hanit, Deniz Hani vijnë Jidiri, Bygdyri, Juva dhe Kënëku.

 

Ndërsa nga fiset me prejardhje nga dega e Bozokëve, Avsharët, formojnë principatat e Germijanoullarëve dhe Karamanoullarëve. Fisi Kaji më vonë formoi shtetin Osman.

 

Duam t’iu theksojmë këtu se Osmanët patën kërkuar vetë që të lidhen pas Kajive sepse në periudhën e Sulltan Muratit të Dytë sidomos duke përdorur rrugën e Azisë së Mesme dhe atë Iran-Horasan, gjatë tërë shekullit të XIV dhe XV në Anadoll vijnë shumë turkmenë. Ata sapo e kishin përqafuar fenë Islame, prandaj midis tyre kishte akoma nga ata që e ruanin besimin e vjetër të ouzëve. Dhe osmanët për të legjitimuar sundimin mbi këta njerëz hodhën pretendimin nëpërmjet të shkrojtësit të historisë Jazëxhëderesë se djali i madh i Ouz Hanit e kishte prejardhjen nga Kajitë. Edhe pse disa nga historianët e sotëm, të tilla burime i quajnë sajesa, rëndësi ka që Osmanët nxorën në plan të parë traditat dhe zakonet e ouzëve dhe ashtu siç kishte bërë Ouz Hani ata bënë përpjekje për të bashkuar elementët turkmenë me njëri-tjetrin. Osmanët edhe pse përfituan nga tradita e ouzëve, duke e legjitimuar pushtetin midis turkmenëve, nuk ndoqën politika të vogla siç ishin ato mbi fiset. Ata i përqafuan si fiset e tjera të ouzëve ashtu edhe fiset turke duke i dhënë poste në shtetin që themeluan. Si përfundim për një kohë të shkurtër osmanët e zgjerojnë shtetin e tyre dhe preferojnë në vend të jetesës në mënyrë endacake atë të ngulitur. Sepse organizimi sipas jetës endacake aq sa e përshpejtonte procesin e themelimit të shtetit aq edhe ndikonte në shembjen e shpejtë të tij. Kjo është arsyeja që osmanët në procesin e kalimit nga principatat tek shteti, nxisin ouzët që të kalojnë në jetesën e ngulitur. Pra duke e marrë popullatën në regjistrim ata i shndërrojnë edhe taksat në gjendje fikse.

Si përfundim shteti Osman rritet shpejtë duke u shndërruar në perandori. Kështu pra osmanët me pretendimin se ishin nga fisi i Kajive kishin në dorë një letër të fuqishme ndaj atyre turkmenë që do të pretendonin për pushtet duke përdorur traditën e ouzëve. Vetëm se në periudhën Osmane madje edhe sot në Anadoll përdoren ende emra personash dhe vendesh që e kanë prejardhjen nga 24 fiset e Ouzëve...

Lajmet e fundit